feronikeli-trepca89Ndeshja hapëse e javës së 11-të në Raiffeisen Superligë ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës’89, që u zhvillua sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ka përfunduar pa fitues, 1:1. Feronikeli mbizotëroi në pjesën më të madhe të ndeshjes, por ishin mitrovicasit që kaluan të parët në epërsi. Zhvillohej minuta e 34-t, kur Samir Sahiti depërtoi nga krahu i djathtë dhe e shërbeu mjaft mirë Blerand Kurtishajn, në brendësi të zonës, i cili me lehtësi e dërgoi topin në rrjetën e portës së Granit Kolshit. Ndërkohë, vendasit shifrat i barazuan në minutën e 69-të, me golin e shënuar nga Përparim Livoreka. Pas këtij barazimi, Feronikeli vazhdon t’i prijë renditjes me 22 pikë, dy më shumë sesa Trepça ’89.
Istogu ka shënuar fitore me rezultat bindës në shtëpi kundër Vushtrrisë, me shifrat 4:0, duke regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion. Dy gola për skuadrën e Genc Hoxhës i ka realizuar Mensur Duraku (30’, 80’ pen .), kurse me nga një gol kanë kontribuuar Fatlum Gashi (46’), dhe Besnik Morina (86’). E fitores para tifozëve të vet iu gëzua edhe Drenica, që në stadiumin “Bajram Aliu” e mposhti Dritën, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Hysen Tahiri, në minutën e 42-të.
 
Raiffeisen Superliga – Java e 11-të
E shtunë 24.10.2015
Feronikeli – Trepça ’89 1-1
Istogu – Vushtrria 4-0
.
Drenica – Drita 1-0
E diel 25.10.2015
Liria – Hajvalia
Llapi – Besa
Gjilani – Prishtina
.
Liga e 1-rë  – Java e 10-të
E shtunë 24.10.2015 ; Ora 14.00
2 Korriku – Trepça 3-2
KEK-u – Vitia 2-0
R-Sadiku – Luftëtari 6-0
Kosova (P) – Behari 3-2
Fushë Kosova – Rahoveci 2-1
.
E diel 25.10.2015: Ora 14.00
Vëllaznimi – Ferizaj
Ballkani – Dukagjini
Vllaznia (P) – Flamurtari
.
Liga e 2-të Grupi (A) Java e 7-të
E shtunë 24.10.2015 Ora 14.00
Lugu i Baranit – Dushkaja 4-1
.
E diel 25.10.2015 Ora 14.00
Minatori – Deçani
Rilindja e Kosovës – Besa
Ratkoci – Leshani
Iliria dhe Opoja pushojnë.
.
Liga e 2-të Grupi (B) – Java e 7-të Ora 14.00
E shtunë 24.10.2015
Ulpiana – Bashkimi (GJ) 4-0
Lepenci – 18 Korriku  6-1
.
E diel 25.10.2015 Ora 14.00
Kika – Rinia
Tefik Çanga – Kaolini
Besëlidhja – Bashkimi (K)
.
E hënë 26.10.2015 Ora 14.00
Kastrioti – Kamenica
Galaksia dhe Vjosa pushojnë.
.
Superliga Juniorët – Java e 9-të Ora 11.00
E shtunë 24.10.2015 Ora 11.00
Drita – Prishtina 2-1
Besa – Trepça’89 0-0
Liria – Ramiz Sadiku 4-1
Flamurtari – Vellaznimi 2-0
.
E diel 25.10.2015 Ora 11.00
Vushtrria – Rilindja
2 Korriku – Istogu
Drenica – Hajvalia
.
E hënë 26.10.2015 Ora 11.00
Llapi – Feronikeli
.
Liga e 1-rë Juniorët – Java e 5-të Ora 11.00
E shtunë 24.10.2015
Ballkani – KEK-u 1-1
.
E diel 25.10.2015
Gjilani – Trepça
Ereniku – Ferizaj
Fushë Kosova – Gjakova
.
Raiffeisen Liga Femrat – Java e 6 -të
E shtunë 24.10.2015
Dukagjini – Llapi 1-0
Mitrovica – 13 Qershori  2-1
.
E hënë 26.10.2015
Kosova (P) – Vizioni
Ulpiana – Hajvalia
Intelektualet pushon