drenica-istogu2Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 21-të në Raiffeisen Superligë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, përfundoi pa fitues dhe pa gola. Skuadra e Drenicës ka arritur ta ndalë skuadrën kryesuese, Feronikelin, në një barazim pa gola. Në anën tjetër, Vëllaznimi shënoi fitore tejet të rëndësishme si mysafir, duke e mposhtur Trepçën, me rezultat 2:1. Golat për skuadrën gjakovare i kanë shënuar Myrta (38’) dhe Nuza (67’), kurse golin e vetëm për “Xehetarët” e realizoi Shpëtim Babaj (80’).
 
Raiffeisen SUPERLIGA  java 21-të:
Trepça – Vëllaznimi         1:2
Drenica – Feronikeli         0:0
 
Liga e Parë java e 19-të:
Gjilani – Rahoveci             3 : 0
KEK-u – Llapi                       1 : 2
Ulpiana – Deçani               4 : 1
2 Korriku – Liria                 1 : 2
Ramiz Sadiku – Fushë Kosova        0 : 0
Flamurtari – Ballkani        2 : 0
 
 
JUNIORET Superliga java e 18-te:
Drita –Vellaznimi              2 : 0
Besa  – Kosova                   2 : 1
Trepca 89 – Drenica         6 : 1