3 qershor, 2020 – Ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, e cila u zhvillua sot në Suharekë, ka përfunduar me rezultat 0:0. Të dyja skuadrat patën raste shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Kësisoj, gjithçka rreth skuadrës finaliste do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, më 17 qershor.