Legjenda e Milanit, Paolo Maldini është nderuar nga FFK-ja me një fanellë të Kombëtares së Kosovës. Maldini po qëndron në Prishtinë si pjesë e ekspeditës së klubit italian, AC Milan, ku sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.