Telki, 12 tetor  Para ndeshjes me Uellsin, Kombëtarja U17 e Kosovës mbajti seancë stërvitore, ku përzgjedhësi Besnik Kollari dhe shtabi teknik u përqendruan në lojë me trysni, gjuajtjet e lira ato nga këndi si dhe nga pika e bardhë si komponenta të një lojë ofanzive, por dhe me një mbrojtje të ngjeshur. Atmosfera në Kombëtare është e mirë sikuer që edhe gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të mjekut të ekipit Kombëtar dr. Gëzim Murseli është e mirë. dr. Mursli tha se kemi punuar me kujdes dhe në mënyrë të veçantë për shkak të moshës së re dhe ngarkesës që kanë në tri ndeshje në afat të shkurtër kohor, sikur që kemi punuar edhe në rikuperimin e futbollistëve pas ndeshjeve. në radhët e Kombëtares vërehet një dëshirë e madhe dhe entuziazëm për fitore. Stërvitjen e sotme e ndoqi për pak çaste edhe ambasadorja e Kosovës në Hungari znj. Luljetë Vuniqi, e cila vizitoi Kombëtaren. Deklaruan pas stërvitjeve:
 
Besnik Kollari, përzgjedhës
Kemi punuar mjaft shumë dhe mirë për këto dy ditë pas ndeshjes me Holandën, ku kemi nxjerrë mësime nga lëshimet dhe pres një angazhim edhe më të madh në ballafaqim me Uellsin. Nuk është skuadër për tu nënçmuar dhe duhet të i kundërvihemi me të gjitha forcat që të shënojmë fitore. Nuk do të jetë lehtë por nuk është e pamundur.
 
Bajrush Osmani, kapiten
Kemi punuar shumë të gjithë për këtë ndeshje pa dallim. Unë besojë në shokët e mi të skuadrës që do të japim të gjithë maksimumin dhe të arrijmë fitore që do të na hapte rrugë për tutje.
 
 
Qëndrim Zyba, futbollist
Mendojë se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por ne duhet të japim gjithçka nga vetvetja në mënyrë që të arrijmë fitore. Besoj se kemi potencialin dhe dëshirën për të arritur këtë gjë.