Foto-3 (1)Sot në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë në praninë e sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, të Komisarit të Garave Ismet Ahmeti, të përfaqësuesit të kompanisë Digitalb, Adi Bejo, të anëtarit të KE, Ilaz Mjaku, administratorëve Shefqet Thaçi e Agron Shosholli si dhe të përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për çiftet e rrethit të dytë në Digitalb Kupën e Kosovës. Shorti ka nxjerrë përballje mjaft interesante. Skuadra fituese e këtij trofeu në vitin e kaluar, Feronikeli do të ballafaqohet me kampionen në fuqi, Kosovën e Vushtrrisë. Një tjetër ballafaqim interesant është edhe derbi i Mitrovicës, Trepça-Trepça’89, derisa joshës pritet të jetë edhe takimi në Podujevë, ndërmjet Llapit dhe Prishtinës. Skuadra më me fat në short kësaj radhe ishte Drenica, e cila kaloi direkt në çerekfinale. Ndeshjet e rrethit të dytë janë paraparë të zhvillohen më 4 e 5 mars, por me kërkesë të kompanisë Digitalb disa ndeshje mund të zhvillohen edhe më 11 e 12 mars, për shkak të transmetimit televiziv.
 
Çiftet e rrethit të dytë
Trepça – Trepça-89
Istogu – Dukagjini
Besa – 2-Korriku
Llapi – Prishtina
Gjilani – Ferizaj
Flamurtari – Drita
Feronikeli – Kosova (V)
Drenica kualifikohet pa ndeshje
fotoshort