23 mar, 2017 – Përfaqësuesja “A” e Kosovës sot pasdite mbajti seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2018, kundër Islandës. Përzgjedhësi Albert Bunjaku bashkë me shtabin teknik, punuan me të gjitha repartet në mënyrën se si do t’i kundërvihen kundërshtarit siç është Islanda. Në taborin e ekipit përfaqësues po mbretëron një atmosferë jashtëzakonisht e mirë dhe një dëshirë dhe vullnet për një rezultat pozitiv. Gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë sipas fjalëve të ekipit mjekësor të Përfaqësueses. Në stërvitje ishin të pranishëm edhe krerët e FFK-së dhe një numër i konsiderueshëm i adhuruesve të cilët kishin ardhur për të ndjekur nga afër përgatitjet e skuadrës sikur që kishte edhe shumë media nga Kosova, Shqipëria dhe nga mediume botërore.