Alanya, 27 shkurt 2017 – Sot pasdite Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave arriti  në Alanya dhe u vendos në kompleksin hotelier “Gold City”. Përfaqësuesja e Kosovës u pritë me lule, ndërkaq një buqetë me lule iu dhurua përzgjedhëses Afërditë Fazlija.  Në orët e pasdites Përfaqësuesja mbajti edhe stërvitjen e parë në fushën e futbollit të kompleksit. Përzgjedhësja Afërditë Fazlija theksoi se kjo stërvitje do të jetë e lehtë për faktin se kemi ardhur nga rruga, por megjithatë nevojitet një relaksim dhe regjenerim i organizimit të futbollisteve. Nesër Përfaqësuesja  do të mbajë edhe seancë teorike dhe stërvitore për t’u përgatitur për sfidën e parë që do të zhvillohet të mërkurën kundër Polonisë.