kosovaAfutsall26 gusht, 2016 – Përfaqësuesja e Kosovës në futsall  e prirë nga përzgjedhësi Ramadan Cimili, nesër më 27 gusht në ora 7.30 nga Shtëpia e Sporteve do të niset  për në Zarë të Kroacisë ku do të marrë pjesë në Turneun ndërkombëtar të futsallit prej 29 gusht deri më 3 shtator. Në këtë turne do të marrin pjesë veç mikpritësit Zarës edhe përfaqësueset e Finlandës, San Marinos dhe Kinës.