perfaqesuesjastervitje2Sot më 31 gusht në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot Përfaqësuesja “A” e Kosovës mbajti senacën e parë stërvitore në kuadër të grumbullimit nën drejtimin Albert Bunjakut, bashkë trajnerët Genc Hoxha e Ahmet Beselica si dhe ekipin e mjekëve dhe fizioterapëutëve, dr. Murat Berisha, Zherlad Derguti dhe Ismet Shala. Kryesisht ishte një stërvitje e lehtë edhe për faktin se shumë nga futbollistët kishin pasur edhe ditën e djeshme lojë. Përzgjedhësi Bunjaku u shpreh i kënaqur me përkushtimin që po tregojnë anëtarët e përfaqësueses si dhe me haromoninë dhe shëndetin që po mbretëron brenda grupit. Përfaqësuesja nesër do të ketë sërish senacën e radhës stërvitore prej orës 10.00 dhe pas ditë në orën 18.00, në të njëjtin stadium.
perfaqesuesjastervitje5 perfaqesuesjastervitje4 perfaqesuesjastervitje3 perfaqesuesjastervitje2 perfaqesuesjastervitje1