werder-kosova
Sot më 27 mars, në stadiumin e qytetit në Nordhorn, përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e dytë në Gjermani, kundër Werder Bremenit. Në një ndeshje në pjesën e parë të baraspeshuar, ndërsa në pjesën e dytë me një mbizotërim të futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, fitore shënuan mikpritësit me rezultat 2:0. Pjesa e parë e takimit ishte shumë e nivelizuar, por Werder Bremen erdhi te goli i epërsisë në minutën e 27-të pas një gjuajtje të lirë fenomenale të Levenet Ayçiçek. Ndërsa, në pjesën e dytë gjithçka kaloi në shenjë të futbollistëve të përfaqësues së Kosovës të cilët krijuan një mori rastesh por assesi të shënohej. Në minutën e 88-të mikpritësit shënojnë edhe golin e dytë përmes Fin Barelsit. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja. Mbi 5 mijë shikues u ndanë të kënaqur me lojën që treguan të dyja skuadrat. Duhet theksuar se kishte edhe një mumër të madh shikuesish gjerman, por pjesa dërmuese ishin bashkëatdhetarë tanë të cilët gjatë gjithë ndeshjes i përkrahën futbollistët e Kosovës që stadiumin e qytetit e kishin stolisë me flamuj të Kosovës dhe kombëtarë.
kosova-werder11
Werder Bremen- Kosova 2:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Nordhorn
Shikues: 5000
Gjyqtarë:Osmers Harm
Shënues: Ayçiçek(26’) dhe Barttels(88’) për WB
K.V. Caldirola e Sternberg të W!B dhe Berisha i (Kos)
 
Werder Bremen: Casteels, Caldirola, Lukimya, Makiadi, Di Santo, Kroos, Ayiçiek, Eggestein, Sternberg, Busch, Frode. Luajtën edhe: Yildirim, Rehfeld, Fritz.
 
Kosova: Ujkani, Perdedaj, Berisha, Alushi, Pepa, Nushi, Toski, Sylejmani, Ert. Fejzullahu, Celina e Halimi. Luajtën,Bibleka, Eroll Zjenullahu, Feka, Rashakaj, Rashica dhe Nebihi.
 
Deklaruan pas ndeshjes:
Albert Bunjaku, përzgjedhës i Kosovës
Kishim dy lojë mjat të forta me dy skuadra mjaft të forta nga Bundesliga dhe i falënderoj që na mundësuan të luajmë këto dy ndeshje. Kishim edhe në këtë ndeshje paraqitje të mirë. Futbollistët treguan përformancë të mirë dhe krijuam disa raste shënimi.
 
Besar Halimi, futbollist
Ne treguam një lojë të mirë. Patëm shumë raste shënimi me aksione të mira, por nuk arritëm të shënojmë gol. Kjo do të ma motivojë që në ndeshjet tjera të arrijmë edhe fitore.
kosova-werder12 kosova-werder10 kosova-werder9 kosova-werder8 kosova-werder7 kosova-werder6 kosova-werder5 kosova-werd4 kosova-werder3 kosova-werder2
 
Foto-7 Foto-6 Foto-3 (4) Foto-2 (4) Foto-1 (3) Foto (1)