14 prill, 2017 – Përfaqësuesja U-15 do të mbajë në kamp tre ditor në Grunberg të Gjermanisë, prej 15 deri më 17 prill, ku do të përfshihen futbollistë të cilët luajnë në Gjermani. Qëllimi i këtij kampi sipas përzgjedhësit të kësaj grupmoshe, Gazmend Haliti është seleksionimi sa më i mirë i kësaj moshe dhe përcjellja nga afër e përgatitjes së tyre teknike, taktike dhe fizike për kualifikimet për Kampionatin Evropian, që mbahet në vitin 2018. Në kamp do të jenë të grumbulluar 28 futbollistë, me të cilët krahas përzgjedhësit Gazmend Haliti do të punojnë edhe trajneri Isa Sadriu dhe përzgjedhësi i U-17, Besnik Kollari.
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2017/04/Lista-Grunberg-Prill.docx” width=”980″ height=”960″]
Shkarko dokumentin këtu