Sot më 23 janar në orën 11.00 Përfaqësuesja e Kosovës U-21 zhvilloi senacën e radhës stërvitore, para ndeshjes së ditës së diel. Futbollistët e përfaqësueses të udhëzuar nga shtabi teknik punuan në mbrojtje dhe kundërsulme të shpejta. Dy futbollistët që morën lëndime në ndeshjen me Bahreinin, Shkëlqim Pacolli e Lorik Boshnjaku po kurohen nga lëndimi dhe sipas mjekut të ekipit mjekësor të përfaqësueses dr. Murat Berisha, po bëhet gjithçka që këta dy futbollistë të aftësohen për ndeshjen e nesërme kundër Ukrainës. Kemi një ndryshim në programin e ndeshjeve kështu që nesër Përfaqësuesja e Kosovës takohet me Ukrainën, ndërsa me Arabinë Saudite do të ndeshet më 26 nëntor.
Po ashtu nga afër stërvitjet dhe ndeshjet e Përfaqësueses U-21 po i ndjekin edhe përzgjedhësi i Përfaqësueses “A” Albert Bunjaki dhe ndihmësi i tij, Muharrem Sahiti.
FFK-ja falënderon z. Kenan Kurtesh, menaxher i FIFA-s, i cili u angazhua dhe mundësoi pjesëmarrjen e Përfaqësueses U-21 të Kosovës në “Antalya Cup 2016”.