Përfaqësuesja e Kosovës U-21 sot ka arritur dhe është akomoduar në Kompleksin sportiv “Arcadia” në Antali, një kompleks i mrekullueshëm me 8 fusha të futbollit dhe kushte të jashtëzakonshme për punë. Përfaqësuesja e Kosovës U-21 po sot pasdite zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore, në të cilën Shtabi teknik, Rafet Prekazi, Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica trajner i portierëve, punoi në zbatimin taktiko-teknik të lojës në sulm dhe mbrojtje. Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë nesër më 22 janar kundër Përfaqësueses së Bahreinit në orën 11.00 sipas kohës lokale, në kaudër të këtij turneu ku po marrin pjesë, veç Kosovës edhe përfaqësueset e Shqipërisë, Bahreinit, Arabisë Saudite, Azerbejxhanit dhe Ukrainës. Sipas fjalëve të udhëheqësit të ekspeditës së FFK-së z. Agim Maloku, atmosfera brenda ekipit përfaqësues të Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe vërehet një vullnet dhe dëshirë për një paraqitje dinjitoze të djelmoshave të përfaqësueses.