23 mars, 2017 – Përfaqësuesja e Kosovës U21 sot ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2019 kundër Irlandës, që zhvillohet në Dublin. Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë mbajtur një tjetër stërvitje, ku është punuar kryesisht në aspektin tekniko-taktik, e ku sërish ka mbizotëruar disiplina dhe entuziazmi i madh futbollistëve për punë. Ndërkohë, në orët e pasdites mikpritësit kanë organizuar një shëtitje të ekspeditës së Kosovës në qendrën e Dublinit, e ku qytetarë të shumtë irlandezë kanë qenë shumë të afërt me futbollistët e Kosovës, duke bërë edhe foto çasti. Nesër, Përfaqësuesja U21 do ta ketë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën, e cila do të zhvillohet në stadiumin ku edhe do të luhet ndeshja.