Sot më 23 mars në orën 17.00 në stadiumin e qytetit në Frankfurt përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Eintracht Frakfurtit. Gjatë stërvitjeve futbollistët treguan përkushtim dhe disiplinë e punë të zellshme në mënyrë që në ndeshjen e nesërme të jenë plotësisht të gatshëm për këtë ballafaqim. Përzgjedhësi Albert Bunjaku është shprehur i kënaqur me punën dhe angazhimin e futbollistëve gjatë kësaj senace stërvitore. Po ashtu sot pasdite përfaqësuesen e Kosovës e vizitoi edhe konsulli i Republikës së Kosovës z. Astrit Zemaj me bashkëpunëtorë, i cili së bashku me krerët e FFK-së ndoqen edhe senacën stërvitore të futbolistëve të përfaqësueses.