Sot ka përfunuar me sukses trajnimi trejavorë i kandidatëve për Licencën “B” të UEFA-s për trajnerë të orgaizuar në Qendra për Edukim e FFK-së dhe Federata e Futbollit e Gjermanisë. Sipas drejtorit të Qendrës, prof. Malsor Gjonbalaj, ky ishte një seminar jashtëzakonisht i mirë, ku vijuesit treguan përkushtim, angazhim dhe morën dije për zejen e trajnerit, që për klubet e futbollit dhe vet FFK-në është tejet me rëndësi në profesionalizimin e kuadrove. Kandidatët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me gojë dhe atij praktik. Siç e kemi bërë të njohur më herët nesër më 1 tetor në orën 10.30 në Qëndren Sportive “Katana” në Kastriot kryetari i FFK-së dhe nënkryetari i Federatës gjermane të Futbollit (DFB), do ta bëjnë dorëzimin e diplomave për trajnerë të Licencës “B”, për të gjithë ata që me sukses e kanë arritur këtë.