22 dhjetor, 2019 – Pas dy ditësh lojërash intensive dhe argëtimi në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” është përmbyllur me sukses turneu i parë i lojërave elektronike “eEuro2020 – PES2020” në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës e me përkrahje të kompanive “Xportal” dhe “Gjirafa50”. Në këtë turne kanë qenë të përfshirë 128 lojtarë, të cilët kanë garuar me sistem eliminimi gjatë dy ditëve. Në ditën e parë fitues doli garuesi me nofkën Lorik Berisha, i cili në serinë finale prej tri ndeshjeve e mundi garuesin Shkumbin Gashi, ndërkaq në ditën e dytë në serinë finale fitues doli Genc Shala, i cili e mundi Gramoz Bajgorën. Finalistët u shpërblyen me nga një top dhe fanellë të kombëtares, derisa fituesit edhe me nga një sony-playstation. Kësisoj, Kosovën në kualifikimet online do ta përfaqësojnë Lorik Berisha dhe Genc Shala.
.