13 janar, 2023 – Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të planit të aktiviteteve vjetore ka vazhduar rekrutimin e gjyqtarëve të rinj dhe avancimin e atyre aktual në të gjitha regjionet e Kosovës.

Pas shpalljes për rekrutim të gjyqtarëve të rinj nga të gjitha regjionet dhe trajnimit bazik të ndjekur nga ta në regjionet përkatëse, Komisioni i Gjyqtarëve ka përfunduar me sukses testimet finale për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj. Në të njëjtën kohë, testimeve dhe vlerësimeve u janë nënshtruar edhe gjyqtarët aktual për t’u avancuar në kategori më të larta.

Nga këto testime është bërë rekrutimi i 64 gjyqtarë të rinj dhe janë avancuar 62 të tjerë nga kategoria e katërt në kategorinë e tretë, ndërsa 19 gjyqtarë të tjerë janë avancuar nga kategoria e tretë në të dytën.

Komisioni vazhdimisht bën rekrutimin e gjyqtarëve, në mënyrë që të mbulojë të gjitha ndeshjet me gjyqtarë dhe t’i përgjigjet masovizimit që po ndodh me futbollin në Kosovë.