4 maj, 2018 – Në Prishtinë ka munguar shumësia, por ka mbizotëruar cilësia dhe rivaliteti, sot, kur u mbajtën garat në fushën e futbollit “Princi” e që në fakt u përmbyllën garat e rregullta në shtat rajone dhe tash pritet të mbahet finalja dhe mbyllja e Projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”, në bashkëpunim me UEFA-n dhe me ndihmën e Shoqatave të Pedagogëve të Kulturës Fizike nëpër rajon. Sot e kishin radhën ekipet nga shkollat fillore të Prishtinës që ndonëse në numër të vogël duke marrë parasysh se është fjala për kryeqytet, por u shfaqën lojëra jashtëzakonisht të mira, cilësore e mbi të gjitha u tregua rivalitet i madh sportiv, për faktin se tri ndeshjet të tetës së finales dhe vet ndeshja finale e fituesi u bë i njohur vetëm pas kryerjes së penalltive. Sikur edhe në ndeshjet tjera nëpër rajone edhe në kryeqytet pati disiplinë sportive të vajzave të reja dhe trajnerët patën rastin që të shohin shumë vajza të talentuar që besojmë se i kanë shënuar në notesat e tyre me qëllim të themelimit të klubeve të reja si dhe për Kombëtaren U-16. Në finale u takuan ekipi nga shk.fill. “Elena Gjika” dhe ai i shk.fill. “Naim Frashëri”, e ku vajzat e shkollës Elena Gjika shënuan fitore pasi me penallti fituan 1:0 dhe do të jenë finalen e shtatë rajoneve. Vendi i dytë i takoi shk. fil.”Naim Frashëri” ndërkaq vendi i tretë ekipit të shk.fil. “Hilmi Rakovica” pasi mundi shk. fill “Gjergj Fishta” me rezultat 1:0. Të gjitha ndeshjet i drejtuan gjyqtarët profesor Alban Menxhiqi dhe Astrit Kasapolli. Garat u ndoqën nga një numër i konsiderueshëm i shkollarëve dhe shikuesve Me garat në Prishtinë përmbyllet cikli i garave të rregullta në 7 rajonet e Kosovës, ku tashmë dihen ekipet finaliste dhe finalet e këtyre garave do të zhvillohen në ditët në vijim. Ekipet finaliste janë këto: Nga Gjakova shk.fill”Zekira Rexha”, nga Ferizaji ekipi shk. fill.” Gjon Sereçi”, nga Prizreni ekipi shk. fill. “Naim Frashëri Vllashne, nga Gjilani ekipi shk. fill. “Skënderbeu” Prelepnica, nga Mitrovica ekipi shk. fill. “Jusuf Rexha” Koshtova, nga Peja ekipi shk. fill. “Sami Frashëri” Ozdrim, nga Prishtina ekipi shk. fill. “Elena Gjika”. Kështu pritet ndeshje të mira në finale dhe mundësia e mirë e përzgjedhjes dhe do të marrë fundit Projekti “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”. Pas përfundimit të garave për rajonin e Prishtinës
për këtë projekt u shprehen:
Vjollcë Krasniqi, anëtare KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit të futbollit të femrave
Janë këto lojërat e fundit të rregullta që zhvilluan në shtatë rajone të Kosovës. Në çdo rajon pati një interesim diku më pak e diku më shumë, por gjithsesi pati një nxitje të mirë drejt zhvillimit të futbollit të femrave që në Kosovë është më specifikë. Gjithsesi duhet falënderuar të gjithë ata e veçmas Shoqatat e Pedagogëve të Kulturës Fizike për angazhimin e tyre dhe kontributin e madh për realizimin e këtij projekti që besoj se u ka shërbyer të gjithëve. Për mua pritjet në Prishtinë kanë qemë më të mëdha, por si do qoftë ishte një organizim i mirë.
Luljetë Shala, kryetare e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike Prishtinë.
Sot u mbajtën garat në Prishtinë, projekt “Rekrutimi i vajzave në futbollin shkollor”. Besoj se çdo gjë ka shkuar në rregull. E falënderojmë FFK-në si organizatore kryesore dhe që ka bërë një punë të madhe drejt nxitjes së futbollit të femrave. Pamë vajza me një potencial të madh që premtojnë shumë. Me befasoi numri i vogël, duke ditur se numri në sportet tjera është i madh. Por duket se në futboll ende ka një hezitim, por shpresoj se në të ardhmen do të ketë një interesim më të madh,
Rezultatet
1/8 e finales
Shkëndija – Hilmi Rakovica 1:2
Elena Gjika – Asim Vokshi 4:3(P)
Gjergj Fishta – Pavarësia 4:3 (P)
Naim Frashëri – Emin Duraku 2:1 (P)
Gjysmëfinalet
Hilmi Rakovica – Elena Gjika 0:2
Gjergj Fishta – Naim Frashëri 1:2
Ndeshja për vend të tretë
Hilmi Rakovica – Gjergj Fishta 1:0
Finalja
Elena Gjika – Naim Frashëri 1:0 (P)