6 tetor, 2023 – Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha e ka publikuar listën e futbollistëve, të cilët do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e muajit tetor. Dardanët do të luajnë më 12 tetor si mysafirë kundër Andorrës, derisa më 15 tetor në “Fadil Vokrri” do të jenë mikpritës të Izraelit. Përzgjedhësi Gliha, të hënën, në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’, do të mbajë konferencë për media para këtij grumbullimi, derisa të martën janë paraparë të mbahen dy stërvitje të Dardanëve, në orën 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali dhe në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.