23 mars, 2018 – Besohet dhe shpresohet se humbja nga Portugalia, nuk do të ndikojë në radhët Kombëtares U-19, në ndeshjen e dytë kundër Republikës së Irlandës, e  cila do të zhvillohet  nesër në stadiumin Rio Ave në orën 15.00 sipas kohës lokale(apo në orën 16.00 sipas kohës në Kosovë). Sot futbollistët e Kombëtares U-19 mbajtën stërvitjen e radhës me fokus të veçantë në fazën së mbrojtjes, pa anashkaluar mesfushën dhe sulmin, duke nxjerrë mësime nga gabimet në ndeshjen me Portugalinë në mënyrë që në ballafaqimin e nesërm të mos përsëriten. Sikur që ushtruan gjuajtje e lira dhe ato nga këndi. Atmosfera brenda ekipit  është e mirë, ndërkaq sipas fjalëve të mjekut të Kombëtares  dr. Milazim Gjocaj, gjendja shëndetësore fizike dhe psikologjike është emirë dhe djemtë me sportivitet e  kanë pranuar humbjen dhe pritet paraqitje e mirë. Pas stërvitjeve deklaruan:
Nazmi Rama, Nd. Trajner
Pas ndeshjes së parë ku patëm një kundërshtarë Portugalinë. Një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë. Djemtë pak nga frika pak nga mospërvoja dhe loja e parë e nuk arritën të shfaqin gjithë atë të duhurën. Kjo ekip vlen më shumë dhe në ndeshjen e dytë me Irlandën do të bëjmë më shumë, më mirë sepse  kemi potencial dhe kemi besim te kjo ekip.
 
Ismajl Beka, futbollist
Mendojë se me Portugalinë ka qenë një ndeshje e vështirë dhe duhet ta lëmë pas atë ndeshje, e tash do të takohemi me Irlandën dhe jemi përgatitur dhe kemi stërvitur mjaft dhe do të japim maksimumin për një rezultat pozitiv.
 
 
 
Flamur Gashi, futbollist
Ndeshja e parë ishte një lojë e vështirë, por ne kemi punuar këto dy ditë në stërvitje shumë intensive dhe të forta dhe unë besojë se me një angazhim maksimal do të shënojmë fitore.