27 tetor, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon punën në edukimin e trajnerëve, që është një ndër prioritetet e strategjisë së KE-së. Tashmë ka filluar organizimi i kurseve për Licencën C nëpër regjione. Kursi i parë i këtij lloji është duke u mbajtur në Regjionin e Prishtinës, ku 24 trajnerë janë duke punuar në teori dhe praktikë. Për dallim nga kurset e mbajtura në nivel vendi,  kësaj radhe puna bazohet në kushtet në të cilat trajnerët punojnë përditë në klubet e tyre. Ky kurs mbahet në 5 javë nga dy ditë, ndërsa provimet përfundimtare mbahen në klubet ku janë të kyçur trajnerët. Gjatë këtij vikendi pjesëmarrësit e këtij kursi kanë punuar me intensitet në punën praktike në fushën e Rilindjes, si dhe në teori në ‘Villa Gërmia’ nën mbikqyrjen e menaxheres së Grassroots në FFK, Sanije Krasniqi.