Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave, në organizim të FFK-së, në Gjilan, është duke u mbajtur seminari pesëditor me gjyqtarët e futbollit me instruktorët e FIFA-s. Ky seminar është duke u mbajtur nën udhëheqjen e z. Alan Snoddy – instruktor i FIFA-s për gjyqtarë dhe z. Simon Breivik – trajner i fitnesit të gjyqtarëve të Premier Ligës angleze.
Gjatë këtij seminari janë duke u ligjëruar tema të ndryshme e ndër to edhe ndryshimet e reja të rregullave, të cilat do të fillojnë të zbatohen në fillim të edicionit.
Gjyqtarët po ashtu kanë pasur normat fizike, në të cilat kanë treguar sukses, ku nga 46 pjesëmarrës vetëm tre prej tyre nuk kanë arritur që t’i kalojnë ato.