1 prill, 2020 – Ka filluar në mesditë video-konferenca e UEFA-s me 55 federatat anëtare të saj. Këtë format online është duke e kryesuar sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, e ku po diskutohet për tejkalimin e situatës nga Coronavirusi Covid-19 dhe për mundësitë e vazhdimit të kampionateve kombëtare, për datat e zhvillimit të ndeshjeve në nivel të kombëtare,  por edhe për çështje tjera që ndërlidhen si licencimi i klubeve, fair-play financiar, afati kalimtar i futbollistëve etj.