29 tetor, 2020 – Federata e Futbollit e Kosovës është duke i vazhduar projektet e nisura në fillim të këtij viti në kuadër të programit “HatTrick”, por që ishin ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19. Projekti “Women’s Development Programme” i nisur në shkurt të këtij viti është duke vazhduar tash e 5 javë në fushën e KF “Rilindja” në Prishtinë, ku çdo të enjte mbahen stërvitje me vajzat e përfshira në këtë projekt nga të gjitha klubet (seniore, U19 dhe U16), e ku vëmendje e konsiderueshme po i kushtohet edhe punës me portiere të reja. Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i lojtareve që kanë potencial për ekipet Kombëtare, e ku talentet e reja po punojnë me përkushtim nën përkujdesjen e trajnerëve të dalluar të futbollit kosovar.