28 korrik, 2017 – Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave, sikur në çdo segment garues edhe Komisioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës do të organizojë seminar për gjyqtarë. Sipas fjalëve të kryetarit të këtij Komisioni z. Përparim Hasani, ky është seminari i parë nën përkujdesjen e FIFA-s me ligjërues instruktorë të FIFA-s, që ka një rëndësi të veçantë për neve drejt ngritjes profesionale të gjyqtarëve të futbollit e sidomos tash pas pranimit në UEFA dhe FIFA kur për çdo vit kërkohet nominimi i gjyqtarëve të rinj për të qenë pjesë e FIFA-s. Seminari do të mbahet prej 1 gushtit dhe do të vazhdojë deri më 5 gusht. Ndërsa ligjërues do të jenë: Alan Snoddy – Instruktor i FIFA-se për gjyqtarë dhe përgjegjës për Kosovën në Konventën e UEFA-së dhe Simon Breivik – trajneri i fitnesit i gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze. Të bashkëngjitur e keni komplet Agjendën e seminarit.
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2017/07/Agjenda_FIFA-Seminar-2017_SHQ.pdf” width=”980″ height=”960″]