6 nëntor, 2020 – Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, kundër Shqipërisë, më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun. Stërvitja e parë e Dardanëve të rinj bëhet të hënën më 9 nëntor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 14:00.