4 tetor, 2018 – Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, ka përpiluar emëroren e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 kundër Izraelit, më 16 tetor. Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 9 tetor në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitja e parë do të mbahet në fushën “Top Football” në Mazgit, në orën 15:00.