27 korrik, 2021 -Sot presidenti Agim Ademi ishte i pranishëm në ceremoninë për të festuar progresin në ndërtimin e qendrës së re të “The Ideas Partnership” në Fushë Kosovë për të cilën Federata e Futbollit e Kosovës ishte urë lidhëse mes kësaj organizate dhe UEFA-s, duke i propozuar që fondacioni UEFA-Children Award i cili jepet për grupet e margjinalizuara, të vijë në Kosovë pikërisht për ndërtimin e kësaj qendre.
Kjo hapësirë do të shërbejë si qendër mësimore për fëmijët e komunitetit RAE (Rom, Ashkalinj, Egjiptian), ndërsa do të zhvillohen edhe shumë aktivitete tjera duke përfshirë edhe ato sportive.
Kjo qendër do të jetë vendi ku ky pjesëtarët e këtij komuniteti do të mund të shprehen, të komunikojnë, të bashkëpunojnë, e të zhvillojnë aftësitë e tyre, duke krijuar kështu mundësi që të integrohen sa më lehtë në shoqëri.
Presidenti Ademi në fjalimin e tij i përgëzoi të gjithë për ndërtimin e kësaj qendre, derisa premtoi se do të jetë ndihmesë për këtë komunitet në aspektin sportiv, duke i inkurajuar që të formojnë klube futbolli, ku të rinjtë e këtij komuniteti do të mund ta shprehnin talentin e tyre dhe të merren sa më shumë me aktivitete sportive. Ademi premtoi se do t’i mbështes me mjete të mundshme dhe do të krijojë një terren sportiv nëse ata shprehin interesim për futbollin.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot etj.