20 shkurt, 2021 – Sot në Mitrovicë po mbahet turneu i Pavarësisë në futboll, ku po marrin pjesë 50 ekipe të grupmoshave 11-vjeç dhe 13-vjeç nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. E këtë turne madhështor e ka nderuar me pjesëmarrje edhe presidenti Agim Ademi, i cili së bashku me nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka e kanë bërë hapjen e tij, derisa të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtari i KE-s nga Regjioni i Mitrovicës, Xhelal Broja dhe kryetari i LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi.