28 nëntor, 2018 – Festa e Flamurit, presidentin e FFK-së Agim Ademi, të shoqëruar nga anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave znj. Vjollcë Krasniqi dhe anëtari i KE, Iljaz Mjaku, e ka gjetur në rajonin e Ferizajt, ku u pritën nga kryetari i LRF z. Afrim Haliti bashkë me përfaqësuesit e klubeve të Ligë së dytë të cilët kishin organizuar një turne për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Me këtë rast, presidenti Ademi duke ua uruar festën e Flamurit dhe duke u dorëzuar mirënjohjet në turne, ka thënë se FFK-ja gjithmonë me aktivitete të ndryshme edhe nëpër rajone e ka shënuar këtë festë. Ndërkaq, që presidenti Ademi ka vazhduar me përkrahjen e klubeve të Ligave të dyta apo siç e quan ai tashmë si futbollin popullor, për klubet KF”Lepenci” nga Kaçaniku, KF”Sharri” Hani i Elezit, KF”Kastrioti” Ferizaj, KF”Çeliku” Ferizaj e KF ”Vjosa” Shtime. Në bashkëbisedim me drejtuesit e këtyre klubeve presidenti Ademi ka thënë se FFK-ja e ka prioritet përkrahjen e këtyre klubeve sepse mendon se këto shërbejnë si kopshte ku rriten talentet e futbollit dhe nga ku mund të furnizohen klubet e rangjeve më të larta. Pra këtu e kemi produktin i parë, ndaj jemi thellësisht të interesuar që t’u ndihmojmë në zhvillimin tuaj dhe dyert e FFK-së janë gjithmonë të hapura për çfarëdo lloj brenge. E nga ana e tyre drejtuesit e klubeve duke e falënderuar presidentin Ademi dhe anëtarët e KE, kanë thënë se ndjehen jo vetëm të nderuar por edhe të inkurajuar sepse si asnjëherë më parë kanë marrë mbështetjen e FFK-së dhe kjo na obligon të gjithë që me përkushtim të merremi me organizimin e mirëfilltë të klubeve dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të garave duke kultivuar frymë sportive në gara. Presidenti Ademi gjatë ditës së sotme mori pjesë edhe në turneun e futbollit për femra, që u organizua nga KFF Bazeli 2015. Në këtë turnen krahas Bazelit morën pjesë edhe New York nga Shkupi, Drenica, Liria, Malisheva, Tetova dhe Dukagjini, kurse fitues doli Dukagjini pasi në finale e mundi Bazelin 2015.
.