I nderuari President, miku im, Armand Duka,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj më të shtrenjtë, nënës Vajdie, andaj në emrin tim dhe tërë komunitetit të futbollit të Kosovës, Ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta, Juve, Familjes dhe Farefisit.

Humbja e nënës është e madhe pavarësisht moshës dhe mungesa e saj ndihet çdo herë, por ju si Familje duhet të jeni krenarë me veprimtarinë e saj, ngase ishte dritë e dijes jo vetëm për juve, por edhe për shumë fëmijë në kohën sa punoi si mësuese e dalluar.

Të rroni e ta kujtoni përherë me krenari!

Shpirti i saj u prehtë në paqe!

Me respekt,
Agim Ademi
President i FFK-së