13 nëntor, 2018 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij anëtarët dhe ish-futbollistët e KF “Kosova” Prishtinë, klub në të cilin deri në zgjedhjen si president i FFK-së, Ademi dha kontributin e tij me vite të tëra. Në këtë takim ishin të pranishëm Lutfi Zariqi, Shaip Avdyli, Bekim Nura (Zika), Shpend Sopjani dhe Lulzim Berisha, të cilët e uruan dhe e përgëzuan presidentin Ademi për punën që po e bën në krye të FFK-së. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen edhe kujtimet nga ditët e lavdishme të KF “Kosova” (P), e cila për shumë vite ishte pjesë e elitës së futbollit kosovar, duke qenë edhe shembull për organizim dhe lojëra cilësore.