8 nëntor, 2019 – Presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Agim Dibrani dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ka pritur sot drejtorin gjeneral të Bankës Kombëtare Tregtare, Suad Bakkal, i cili ishte i shoqëruar nga Albion Mulaku, drejtor i korporatave dhe Sevdai Kastrati, menaxher i korporatave të kësaj banke. Gjatë këtij takimi u bisedua për sferat e ndryshme të bashkëpunimit, teksa drejtuesit e BKT-së përgëzuan drejtuesit e FFK-së për sukseset e arritura dhe për punën e mirë në vazhdimësi. Po ashtu, u paraqit edhe një projekt i instalimit të sistemit digjital-ekonomik për federatën dhe klubet, për çka mbetet të diskutohet në të ardhmen.