7 qershor, 2022 – Presidenti Agim Ademi ka pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it irlandez, Lafferty Ronan, Bates David dhe Moules Martin Patrick. Kreu i FFK-së i falënderoi ushtarakët irlandezë rreth përkushtimit të tyre në misionin e tyre në Kosovë. Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin dypalësh dhe gjetjen e mundësive për ta përkrahur futbollin e Kosovës, veçmas në aspektin e aktiviteteve për të rinj.