4 dhjetor, 2023 – Presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe Taulant Hodajn, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi si dhe Leart Hoxhën, ekspert nga organizata Demokraci Plus.
Qëllimi i vizitës së grupit punues të këtij komisioni në krye me Eliza Hoxhën, ishte në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit dhe për të marrë informacionet e nevojshme lidhur me nivelin e zbatimit të tij.
Presidenti Ademi e vlerësoj vizitën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të ciltë i njoftoi me situtatën në FFK dhe me çështjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit, përkatësisht lëshimin e vërtetimeve të sponsorizimit për klubet dhe organizatat sportive. I pari i FFK-së e cilësoi këtë ligj si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe në veçanti futbollit në vendin tonë, por theksoi se ky ligj duhet të interpretohet drejt dhe të zbatohet në të mirë të sportit.