25 mars, 2019 – Presidenti Agim Ademi ka pritur sot menaxherin portugez të futbollit, Simao Mateus Mendes, që njëherësh është edhe koordinator i Departamentit të rekrutimit të futbollistëve në klubin e njohur Sporting nga Lisbona. Gjatë këtij takimi, ku ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, krerët e FFK-së e njoftuan mysafirin nga Portugalia për ecurinë e futbollit në Kosovë, si dhe për punën që po bëhet në të gjitha aspektet si dhe për sukseset që po arrijnë ekipet kombëtare, derisa të dyja palët u shprehën të gatshëm për forma të ndryshme të bashkëpunimit në të ardhmen.