4 shtator, 2019 – Presidenti Agim Ademi ka pritur sot ish-kreun e FFK-së, Sabri Hashani. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi atë me rrjedhat dhe të arriturat e federatës në vitet e fundit. Ndërkaq, z. Hashani e përgëzoj presidentin Ademi për punën e bërë deri më tash dhe i ofroi mbështetje për të ecur në këtë rrugë edhe në të ardhmen, me synimin për ta ngritur në nivel sa më të lartë futbollin e Kosovës.