11 shkurt, 2021 – Presidenti Agim Ademi sot gjatë ditës është pritur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar nga ambasadori Amir Ahmeti dhe nga zëvendësi i tij, dr. Rexhep Ismajli. Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve si dhe për Memorandumin e Bashkëpunimit që FFK e ka nënshkruar me Federatën e Futbollit të Katarit. Me këtë rast, presidenti Ademi e informoi ambasadorin Ahmeti për aranzhimin e miqësores së Kombëtares U21 në muajin mars në Doha si dhe kërkoi nga Ambasada jonë që të kujdeset dhe të ndihmojë në realizimin e projekteve që do t’i ketë në të ardhmen FFK-ja me Federatën e Katarit.