Të nderuara futbolliste, trajnerë dhe udhëheqës të klubit,
Fitorja e juaj e radhës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve konfirmon se jeni në rrugën e duhur dhe se tashmë keni arritur në nivel më të lartë të organizimit dhe të cilësisë. Njëherësh ky sukses dëshmon këmbëngulësinë tuaj për të shkuar sa më lartë në këtë garë.
Prandaj, në emrin tim, të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit ju përgëzoj për këtë fitore dhe uroj që në ndeshjen e fundit të këtij grupi kualifikues ta keni durimin dhe ta bëni një tjetër paraqitje të dinjitetshme për të kaluar në fazën e ardhshme të garave, sukses i cili s’do mend do të ishte i mirëseardhur jo vetëm për klubin tuaj por edhe për zhvillimin e hovshëm të futbollit të femrave në Kosovë.
Ju priftë e mbara!
Me respekt,
Agim ADEMI
President i FFK-së