Të nderuar Dardanë të rinj,
Të nderuar staf i ekipit Kombëtar U15
Paraqitja juaj dinjitoze në “UEFA Development Tournament” në Kamëz, me bilanc prej tri fitoreve në po aq ndeshje dhe mos pësimi i asnjë goli dëshmon potencialin e madh që ka futbolli ynë edhe tek gjeneratat e reja. Më gëzon shumë fakti që ardhmëria e futbollit tonë është në rrugën të mbarë dhe ndihem jashtëzakonisht mirë kur e shoh që është rritur dukshëm dëshira, përgjegjësia, cilësia dhe profesionalizmi në këto vitet e fundit. Kombëtarja U15 është baza nga ku varet e ardhmja e futbollit tonë dhe ne tashmë kemi shumë talente. Në emër të KE të FFK-së e uroj nga zemra këtë gjeneratë të futbollistëve dhe i inkurajoj që të vazhdojnë me krenari dhe përgjegjësi drejt sukseseve të radhës.
Po ashtu, kërkoj nga trajnerët e kësaj grupmoshe që ta përcjellin dhe ta ruajnë këtë gjeneratë të mirë, pasi jam i bindur se në të ardhmen këta djem Dardanë do të na bëjnë krenarë edhe me ekipet tjera zinxhirë deri te Kombëtarja A.
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…
Me respekt,
Agim Ademi
President i FFK-së