11 korrik, 2018 – Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, e uron FC Prishtinën për barazimin e arritur sot si mysafir i skuadrës nga Luksemburgu, CS Fola Elsch, me rezultat 0:0.
Urimi i Presidentit, z. Agim Ademi
“Barazimi i sotëm i FC Prishtina kundër CS Fola Elsch edhe një herë dëshmoi se futbolli ynë po ecën me hapa të sigurt përpara. Uroj të gjithë stafin e klubit dhe tifozët e saj për këtë rezultat, me shpresën dhe besimin se në ndeshjen e kthimit pas një jave, FC Prishtina, me përkrahjen e tifozëve, do të arrijë të shënojë fitore dhe do ta kalojë rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, që do të ishte një tjetër sukses për futbollin e Kosovës. Urime e paçi fat”.
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së