12 gusht, 2018 – Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, sot paradite, ka vizituar gjyqtarët gjatë testit të normave fizike. Këto norma po mbahen në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë, në kuadër të seminarit pesëditor i cili u mbajt prej 8 gushtit nën përkujdesjen e instruktorit të FIFA-s, Alan Snoddy dhe ligjeruesve tjerë si Simon Breivik, Ridvan Ekmekci dhe Bekim Zogaj. Me këtë rast presidenti Ademi e pa nga afër formën dhe përgatitjet e gjyqtarëve në prag të edicionit të ri të garave që nis fundjavën e ardhshme, derisa tek gjyqtarët u vërejt përkushtim gjatë normave fizike, derisa ky seminar shërbeu për të fituar njohuri të reja mbi rregullat e futbollit si dhe ndryshimet që janë bërë së fundmi.