13 prill, 2022 – Presidenti Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, ka vizituar sot klubin e futbollit Behar në Vitomiricë të Pejës për të parë zhvillimet në punimin e fushës me bari sintetik, e që është investim i FFK-së. I pari i FFK-së u prit nga kryetar i Lidhjes Rajonale të Pejës, Avdi Gashi dhe kryetari i klubit Behar, Asmir Zekič. Presidenti Ademi u njoftua nga afër me mbarëvajtjen e punimeve në fushë, ku gjithçka është duke shkuar mbarë dhe mirë. Ky klub, i cili vepron në kuadër të Ligës së Dytë, ku pjesa më e madhe e futbollistëve janë të komunitetit boshnjak, shumë shpejt aktivitetin do ta zhvillojë në një fushë me bari artificial të një kualiteti të lartë.