5 korrik, 2021 – Sot presidenti Agim Ademi priti në takim Efraim Barak, gjyqtar i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Zvicër (CAS/TAS), ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Barak, njëherësh antarë i Komitetit ligjor në UEFA, gjithashtu avokat sporti e konsulent, i ofroi presidentit Ademi bashkëpunim në industrinë e sportit, përkatësisht në fushën e ligjit.
Barak i cili ka plane të krijojë një kornizë ligjore për të ardhmën, shprehu gatishmërinë që ta thellojë bashkëpunimin ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe organeve e kompanive të ndryshme të jurisprudencës, në çështjet juridike.
Presidenti Ademi u shpreh i lumtur për vizitën që ia bëri Efraim Barak dhe shtoi se këto bashkëpunime janë të mirëpritura nga FFK.