5 korrik, 2021 – Sot presidenti Agim Ademi me bashkëpuntorët e tij,  anëtarët e KE-së Ismail Ajeti, Agim Nura, si dhe trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Genc Hoxha, ishte për vizitë në Gjakovë me ç’rast u pritën nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Në këtë takim u diskutua për projekte të reja në fushën e sportit, të cilat kryetari Gjini i ka paraparë për t’i realizuar e ku Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë bashkëpunëtore.

Presidenti Ademi iu gëzua investimit në futboll në këtë komunë, planeve për investim në ndërtimin e stadiumit, fushave stërvitore etj.

Këto projekte pritet të fillojnë të realizohen së shpejti.