16 shkurt, 2018  – Sonte presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri bashkë me menaxherin për licencim, z. Bajram Shala, udhëtuan për në Mauritani, ku do të marrin pjesë në Samitin e FIFA-s që ka të bëjë me “Top Executive Program”(TEP).  Ky është një rast i mirë për të pasur takime jo veç me presidentin e FIFA-s, z. Gianni  Infantino,  por edhe takime bilaterale me shumë kryetar federatash dhe për të pasur bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet  federatave.