27 shkurt, 2019 –  Presidenti i DFB-së, Reinhard Grindel, ka ftuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu si mysafirë nderi në ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë, e cila do të zhvillohet më 25 maj në Berlin. Pa dyshim kjo ftesë dëshmon edhe një herë partneritetin e ngushtë që ka Federata e Futbollit të Kosovës me Federatën e Futbollit të Gjermanisë. Përkrahja e DFB-së si para ashtu edhe pas pranimit në UEFA e FIFA ka qenë shumëdimensionale dhe e tillë vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite, duke iu falënderuar edhe përfaqësuesve të FFK-së në Gjermani, vëllezërve Zija e Nexhat Shoshi dhe Fekmi Kongjelit, si dhe bashkëpunimit shumë të mirë me nënkryetarin e DFB-së, Rainer Milkoreit.