16 maj, 2017  – Presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino i ka dërguar presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri një urim për skuadrën Trepça ’89, me rastin e shpalljes kampion i Kosovës për edicionin 2016/2017.
Kjo është letra e presidenti Infantino që i ka dërguar presidentit Vokrri:
“I dashuri president. Trepça ’89 është kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Kjo më jep kënaqësi për t’i dërguar urimet e mia më të ngrohta Trepçës‘89 për titullin e parë të kampionit.
Ky titull është si rezultat i përkushtimit të të gjithëve dhe përgëzimet e mia shkojnë për lojtarët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor si dhe për tifozët për këtë arritje të madhe.
Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit do të doja të falenderoja Trepçën’89 dhe federatën tuaj, që na ka ndihmuar të shpërndajmë mesazh pozitiv për futbollin.
Jam në dispozicionin tuaj dhe pres që të takohemi së shpejti”